Christian Panucci i ka rënë pishman që kishte pranuar të bëhej trajner i Kombëtares Shqiptare. Italiani dështoi keq me skuadrën kuq e zi duke regjistruar rezultate negative të cilat edhe e kishin sjellë ndarjen në mes tyre. Tashmë ka kaluar një kohë goxha e gjatë prej ndarjes së Panuccit me Shqipërinë dhe vetëm tani ish futbollisti i njohur italian ka folur rreth kësaj qështje. Duke folur për mediat italiane, Panucci ka thënë se pranimi i ofertës nga Tirana në vitin 2017 ishte njëfarëlloj “vetëvra sjeje” për karrierën e tij pasi ka qenë e ditur se Shqipëria e kishte të pamundur ta bënte një sukses tjetër pas pjesëmarrjes në “Euro 2016”.
“Kur mbërrita, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues të Botërorit ‘Rusia 2018’, në fund përfunduam në të tretin. Shqipëria është një vend shumë i ndërlikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një stol të vështirë në Evropë, ishte ai i Shqipërisë. Vinte nga Evropiani i luajtur për herë të parë, duke pranuar ta merrje këtë detyrë, ishte një gjysmë vetëvrasje sepse do të ishte e vështirë të kualifikohesh”, ka deklaruar Panucci. Ai i është kundërpërgjigj edhe Armand Dukës, i cili kohë më parë tha se Panucci nuk ishte trajner i madh për Shqipërinë. “Ishte një përvojë fantastike, kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare lëshoi deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha atje ai veproi si president dhe nuk ndërhyri për asgjë. Ai më lejoi të punoja”, ka thënë Panucci.