Dashi: Përsa i përket çështjeve të punës, ka intensitet të fortë, përsa i përket ekonomisë pavarësisht paqartësive të ditëve të para, nga sot i keni mundësitë për ti vendosur në vijë të drejtë. Individualiteti juaj do të theksohet me ardhjen e Venusit te Dashi nga data 8, duke u futur jo vetëm në pjesën personale, por edhe në ekonomi. Do të jetë një muaj me intensitet, i përshpejtuar. E vetmja mungesë që do keni është koha për tu argëtuar. Faza më e mirë nga data 8 deri në datën 18 shkurt. Demi: Kanë vendime të shumta për të marrë në punë. Ditët e para dhe të fundit të muajit duhet të kontrolloni pjesën emocionale. Pika më e fortë e demave këtë muaj është pjesa e prakticitetin dhe zgjidhja e problemeve ekonomike me sistemin bankar.
Binjakët: Projekte të vogla, kryesisht artistike dhe menaxhimi apo shit-blerjet janë në vijën më të drejtë të mundshme që do të shijohen deri në datën 23. Ajo që do të duhet t’I gëzoheni do të jetë jeta sociale dhe formimi profesional. Muaji shkurt do të jetë muaji që do të shijoni maksimalisht prej kaq shumë muajsh. Nuk do të grindeni për pjesën e ekonomisë, veçanërisht nga mesi i muajit që xhepi juaj do të jetë plot. Gaforrja: Prej ditëve të para të muajit keni një tendencë për të qenë të ashpër në raportet personale. Nga mesi i muajit me njerëzit që keni mërzitur duhet të bashkëpunoni fort, ndaj duhet të kontrolloni mënyrën sesi shpreheni dhe duhet të shmangni debatet. Nëse keni probleme financiare, do të duhet t’I vendosni në prioritet. Nëse prisni një punë jashtë shtetit, keni lajme të mira!
Luani: Nëse punët do t’i bëni në grup, ky muaj do të japë rezultate maksimale. Për çështje pronash apo kontratash jeni të favorizuar t’I zgjidhni. Virgjëresha: Jeni më të favorizuarit e muajit shkurt, ndaj vendosni prioritet ato çështje që keni prej kohësh që I keni lënë pezull prej kohësh. Studentët që I përkasin kësaj shenje, do të shkëlqejnë.Luhatjet në jetën personale do të zgjidhen. Peshorja: Bashkëpunimet janë ato që do të ngjyrosin muajin, duke sjellë edhe rezultate për ata që do ruajnë baraspeshën në komunikim. Mos merrni vendime të largimit nga këto bashkëpunime, por gjeni një ekulibër për të qenë mirë edhe me veten edhe në punë. Akrepi Fjala do të jetë arma juaj e fortë, ndaj pjesa më e madhe e juaja do marrë atë që dëshiron, që mund të jenë edhe kontrata shumë të rëndësishme. Por kujdes, mos lini pas dore jetën personale sepse mund të shkaktojë grindje. Pavarësisht problematikave të mbartura nga janari, çështjet e dokumentacioneve që kanë të bëjnë me jashtë shtetit, janë në vijë të drejtë.
Shigjetari: Në pjesën e ekonomisë do të keni lajme të mira. Shkurti do të jetë një muaj i mirë për të ndërmarrë iniciativa. Shfrytëzoni këtë muaj deri në ditën e fundit. Kujdes në mënyrën sesi shpreheni në ambientet e punës, keni një tendencë për të qenë të ashpër. Do të ndiheni sikur keni të drejtë mbi të gjithë, por këtë duhet ta shmangni. Do të mërrni ngjyrosje shumë të bukur edhe në dashuri, ato që nuk janë në një lidhje, do të kenë mundësi të mira. Bricjapi: Do të jeni protagonist këtë muaj. Do të ndiheni më të vlerësuar se në janar. Shmangni grindjet për vështirësitë ekonomike deri në datën 9 të këtij muaji. Fillon një 2 mujor shumë I mirë përsa I përket arritjeve tuaja profesionale. Ujori: Përsëri në shoqëri do të keni ndihmë dhe mbështetje. Disa prej jush do të kenë produktivitet maksimal. Deri në datën 8 nuk ka vend të diskutoni se kush e ka fajin në marrëdhëniet personale dhe familjare, pasi mund të prishni marrëdhëniet tuaja. Tregoni kujdes!
Peshqit: Do të jetë një klimë shumë pozitive ky muaj për ju. Do të ndiheni të vlerësuar dhe të mbështetur. Bëni kujdes në anën financiare, mos bëni blerje të mëdha që keni patur në mendje që në janar. “Shtrydhni” mendimet për të gjetur formën për të rritur produktivitetin dhe financat tuaja. Bëni kujdes me shëndetin!