9-vjeçari Quayden Bayles përloti të gjithë rrjetin në një video të postuar nga nëna e tij pak ditë më parë. Vogëlushi me nanizëm pas kësaj videoje pati një përkrahje të madhe, edhe nga VIP-a botërorë. Mirëpo shumë shpejt nisën edhe thashethemet që pretendonin se ai ishte 18 vjeç. Thashethemet u shtuan më shumë kur e ëma e vogëlushit e fshiu videon.
Megjithatë së fundmi 9-vjeçarit i ka dalë në mbrojtje motra e tij, Guyala. Ajo është modele dhe poston shpesh foto me vëllain në profilin e saj në Instagram ku ndiqet nga 20 mijë njerëz. Modelja ka postuar një foto me 9-vjeçarin, motër e vëlla të veshur njësoj dhe shkruan: “Në djall ata që tallin dhe urrejnë! Ti je fëmija më i zgjuar, më i fortë dhe më i ëmbël që njoh! Ti nuk je vetëm, ne jemi këtu për ty vëllaçko”.