Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rihanna para disa ditëve i dha fund lidhjes së tri vjeçare me miliarderin arab, Hassan Jameel. Menjëherë pas ndarjes nga Jameel, artistja është parë në shoqërimin e rep-artistit amerikan, Asap Rocky. Sipas asaj që raporton “The Sun”, dyshja janë parë në një hotel në New York.
“Ata ndanë një suitë hoteli gjatë këtij udhëtimi në New York. Sidoqoftë Rihanna nuk ka dëshirë ta quajë lidhje kaq shpejt, pas ndarjes me Hassanin. Ata janë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po i marrin gjërat lehtë pasi janë ende në fillim”, citohet se është shprehur një burim për revistën. Më tej raportohet se Rihanna nuk ka ndërmend të ketë diçka serioze me rep-artistin pasi që dëshiron vetëm të argëtohet.