Pasqyrë mos pasqyrë, a mund të më thuash çfarë forme fytyre kam? Të njohësh formën e fytyrës mund t’ju ndihmojë në praktika të ndryshme të bukurisë, nga konturimi deri tek modelet e flokëve, kështu që është thelbësore të dini se çfarë forme fytyre keni.
Sipas Dr. David Cangello në NYC, ka shumë tipare të formës së fytyrës që e përcaktojnë llojin e saj. Për të gjetur formën e fytyrës, duhet ta shohim atë drejt, në pamjen e përparme. Më poshtë keni të sqaruara gjashtë format e ndryshme të fytyrës, ku mund të gjeni tuajën:

1.Fytyra drejtkëndëshe

Nëse fytyra ka gjerësi të ngjashme në mollëzat dhe këndet e nofullës së poshtme, por të zgjatur vertikalisht, quhet drejtkëndëshe. Kjo është e ndryshme nga një formë katrore e fytyrës, e cila nuk është e zgjatur vertikalisht.

2.Fytyra rrethore

Një fytyrë e rrumbullakët do të kishte matje më të gjera rreth e rrotull, më shumë si ajo katrore, por nofulla do të binte dhe do të ishte më e lakuar nga këndi i nofullës së poshtme deri te mjekra. Vija e flokëve të ballit do të jetë më e harkuar. Këto fytyra kanë tendencë të jenë më të imëta se një fytyrë katrore.

3.Fytyra ovale

Një fytyrë ovale do të kishte matje të ngjashme me një drejtkëndësh. Fytyra ovale ka tipare të ngjashme me fytyrën e rrumbullakët në flokë dhe nofull, por është më e zgjatur .

4.Fytyra në formë diamanti

Fytyra në formë diamanti është më e gjerë te mollëzat. Maja e fytyrës tkurret dhe ngushtohet pak duke shkuar nga mollëzat te maja e ballit.

5.Fytyra katrore

Nëse fytyra është e njëjtë në gjerësi nga pjesët anësore të ballit, në faqe dhe këndet e nofullës së poshtme, ajo është në thelb një fytyrë katrore.

6.Fytyra në formë zemre

Nëse distanca është e gjerë mes pjesëve anësore të ballit dhe fytyra vjen gradualisht duke u ngushtuar poshtë mollëzave deri kur arrin formën e një trekëndëshi në pjesën e nofullës, atëherë kemi të bëjmë me një fytyrë në formë zemre.