Në Open në Top Channel u diskutua sonte për pasuritë e pajustifikueshme. Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se duhet te behet nje amnisti totale per te gjithe, per ta nisur te gjithe nga viti 0.
‘Nuk nis nga makina për të kapur personat me pasuri të pajustifikueshme. Makina për mua është luks. Është luks që kur është shpikur.
Janë 400 mijë ndërtime pa leje. Nga erdhën këto para. Po ta nisnim nga ndërtimet e gjithë Kamza dhe rrethinat e Tiranës do të futen në burg. Përveç 400 banesave ka edhe kulla që po ngrihen dita ditës. Nga vijnë këto para.
Shqipëria ka nevojë për vitin 0. Ka nevojë për një amnisti ekonomike”, tha nder te tjera Manjani, duke harruar (ose duke patur parasysh) edhe vilen super luksoze të Ilir Metes ne Lalz.
Ndoshta Manjani ka edhe hallin e tij dhe te familjes Meta-Kryemadhi qe kane qene familja e tij politike qe e kane bere minister, e duhet mirekuptuar.
Gjithesesi, shqiptaret e kane dhene nje verdikt me vote e ai denim me vote padyshim qe kerkon edhe vendime drejtesie mbi te gjitha akuzat e faktet qe rendojne mbi kedo, e qe shqiptaret i kane pare ne keto 30 vite demokraci.