Në klimën e rritjes së frikës nga koronavirusi i ri kinez, Pekini zyrtar po përpiqet të qetësojë botën duke nxjerrë shifra të numrit të atyre që janë shëruar nga pneumonia e re. Të dhënat e fundit të publikuara nga autoritetet kineze tregojnë rekordin e pacientëve të rikuperuar nga koronavirusi i pneumonisë Wuhan: në një ditë të vetme janë shëruar plotësisht 72 pacientë të infektuar ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë lënë spitalet është 243 persona.
Megjithatë epidemia e shkaktuar nga koronavirusi i ardhur nga Kina nuk ndalet. Vetëm dje janë shënuar 46 vdekje të reja. Numri i personave të infektuar është rritur në 11.943, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 259. Sipas autoriteteve shëndetësore të provincës Hubei, vetëm në 24 orët e fundit ka patur 1.347 raste të reja të infektuar nga koronavirusi, 18,000 raste janë ende të dyshuara dhe 118,000 njerëz po mbahen nën vëzhgim.