Djali i Pele, Edinho foli tre ditë më parë rreth situatës së vështirë shëndetësore të babait të tij, duke theksuar se ka probleme për të lëvizur dhe nuk del më nga shtëpia. Legjenda e futbollit botëror ka reaguar duke qetësuar tifozët e shumtë. 79-vjeçari tregohet i sinqertë në rrëfimin e tij dhe i cilëson si normale dhe të moshës këto probleme.
Ditët janë të ndryshme, por frika nuk ekziston te një person si braziliani i famshëm. “Faleminderit për lutjet dhe shqetësimet, por jam mirë. Problemet shëndetësore janë normale për njerëzit e moshës time. Ndihem mirë, i pranoj limitet fizike dhe dua të vazhdoj të rrokullis topin. Nuk po i shmangem angazhimeve të mia.
Kam ditë të mirë dhe të këqija, por nuk kam aspak frikë. Jam i vendosur dhe i sigurt në atë që bëj“, thekson Pele.