Kryeministri Edi Rama ka zbardhur disa nga temat “e nxehta” që ka diskutuar këtë mbrëmje, me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, gjatë takimit me të në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Rama shkruan në “facebook” se ka diskutuar me Pompeo-n për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, fatura e të cilit arrin në rreth 1 miliard euro, për paketën “Anti-KÇK”, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë – Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?????”, shkruan Rama.