Manchester City u përjashtua nga UEFA për dy sezonet e ardhshme nga çdo kompeticion evropian, duke marrë një goditje mjaft të rëndë. “Citizens” u dënuan për shkak të thyerjes së rregullave të fair-playt financiar, por edhe licencimit.
Në lidhje me përjashtimin e anglezëve, ka reaguar së fundmi edhe një figurë mjaft e njohur për futbollin në ishull. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Arsenal, Arsene Wenger. Francezi ka folur për “Sky Sport”, ku është shprehur se City e meritonte diçka të tillë: “Kush thyen rregullat, meriton të ndëshkohet”, tha shkurt Wenger.