Nënkryetari i LSI Petrit Vasili në një dalje publike për mediat deklaroi se tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah problemet e qeverisë.
Vasili theksoi se në pushtet është një grup hajdutësh, ndërsa në krye të vendit është një kryeministër bandit.
“Fatkeqësia e madhe e tërmetit të 26 nëntorit nxori në shesh probleme të mëdha.
Kjo fatkeqësi nxori në dritë faktin s patëm një qeveri, që pati fatkeqësinë që të ketë një kryeministër të marrë, që u tallën edhe në fatkeqësi natyrore.
Presidenti i Republikës Ilir meta e paralajmëroi këtë tragjedi, u tallën dhe pasojat ishin ata që ishin. Pse u tallën?
Sepse janë një bandë që kanë si objektiv që të zhvasin nga katër anët. Kemi në pushtet një grup banditësh që duan vetëm para.
Dje ndodhi një ngjarje shumë e rëndë, që dha sinjalin se Rama nuk mund të jetë më kryeministër.
Ky është një kryeministër kusar. Amerika ngriti institucion që paratë të shkojnë tek shqiptarët e jo tek kryeministri.
Presidenti si burrë shteti e ka kthyer presidencën në kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës, kundër banditëve që rrëmbejnë gjithçka që del përpara.
Shqiptarë ikin, sepse paratë shkojnë në koncesione”, tha Vasili.