Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi shprehet i bindur se biznesi politik i presidentit Ilir Meta është Lëvizja Socialiste për Integrim. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi theksoi sot se përmes tubimit të thirrur në 2 mars presidentit Meta do të testojë veten e tij, ndërsa shtoi se halli i tij nuk është mbrojtja e Kushtetutës.
“Biznesi politik i Metës është LSI. Në 2 Mars do bëjë provën gjenerale se si do sillet, pasi të lere Presidencën. Ilir Meta nuk ka hallin e Kushtetutës. Ka hall personal. Ka aq fuqi të shpërndajë Parlamentin sa e ka për të shpërndarë Kongresin amerikan. Ne rast se do dekretonte shpërndarjen e Parlamentit do kryente një shkelje tjetër shumë të rendë të Kushtetutës”, shkruan zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.