Ndeshjet Evropës, Kupës dhe ato në Serie A – mund të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, për shkak të druajtjeve nga sëmundja ngjitëse koronavirus.
Kjo sëmundje tejet ngjitëse është duke u shpërndarë me shpejtësi të madhe nëpër veri të Italisë, e cila i ka mbytur tre persona dhe i ka infektuar mbi 200 të tjerë deri tani, transmeton Gazeta Express.
Katër ndeshje në Serie A u shtynë dje për shkak të shpërthimit të virusit në veri të Italisë.
Ideja për të luajtur ndeshjet në vende neutrale u sugjerua fillimisht, por dukej se u hodh poshtë për shkak të çështjeve logjistike.
Me klubet e Serie A që kanë frikë nga një krizë planifikimi, presidenti i ligës, Paolo Dal Pino, i hartoi një letër qeverisë italiane ku i kërkonte që të gjitha takimet e Serie A, Kupës Italisë & ndeshjet evropiane, të luheshin me dyer të mbyllura deri në largimin e kërcënimeve nga koronavirusi.
Uebfaqja Calcio e Finanza raporton se kryeministri italian Giuseppe Conte pritet të nënshkruajë një dekret këtë pasdite, duke rënë dakord me kërkesën e ligës./ekspress