Sikur të mos mjaftoheshin me shpërt himin e koronavirusit, zyrtarët në Kinë tani po përballen edhe me shpërt himin e gripit të shpendëve. Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale e Kinës njoftoi të shtunën një shpërt him të një lloji shumë patogjen të gripit të shpendëve H5N1 në një fermë në provincën jugore të Hunan. Virusi u zbulua në një fermë me afro 8,000 pula – më shumë se gjysma e tyre tashmë kanë ngordhur për shkak të shpërt himit të virusit, shkruan “Reuters”.
Kina nuk është vetëm në përpjekjen për të zvogëluar përhapjen e këtij virusi. Në fillim të kësaj jave autoritetet në Indi filluan të mbledhin pulat dhe shkat ërrojnë vezë për të parandaluar virusin e gripit të shpendëve. Virusi H5N8 është përhapur në të gjithë Evropën Lindore javët e fundit. Një shpërt him i gripit të shpendëve në Kinë në vitin 2013 përfundoi duke kushtuar 6.5 miliardë dollarë humbje ekonomike, sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara./Ekspress