Manchester City po shqyrton alternativat për të gjetur pasardhësin e sulmuesit Sergio Aguero.
“Qytetarët” dëshirojnë një “bomber” të pamëshirshëm para portës dhe alternativa e parë është Erling Haland i Borusia Dortmundit.
Media britanike “90min” shkruan se klubi anglez do të tentojë ta blejë sulmuesin norvegjez në verën e vitit 2021, kur skadon dhe kontrata e Agueros me Manchester Cityn.
Nëse Dortmundi do të nxirrte në treg Halandin, City duhet të paguajë dhe klauzolën e prishjes së kontratës me verdhezinjtë, e cila kap shifrën e 75 milionë eurove.
Megjithatë, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka përzgjedhur një alternativë të dytë nëse operacioni për transferimin e Halandit dështon.
Katalanasi ka futur në listë dhe Mauro Icardin, po argjentinasi mund të blihet nga PSG-ja në përfundim të këtij sezoni