Një episod i dhu nshëm na pret në reality show-n e familjes Kardashian “Keeping up with the Kardashians” ndërsa po afrohet data e premierës. Kris Jenner ndau një vështrim të një episodi ku rivaliteti mes motrave Kim dhe Kourtney arrin kulmin. Në klipin dramatik, Kourtney shfaqet duke nisur sherrin e para pasi gjuan me një shishe Kim-in. Më pas ajo ngrihet për ta shtyrë atë tutje, dhe këtu gjërat bëhen më tragjike. Kim ngrihet dhe grushton të motrën duke i thënë “Mos eja më ashtu te unë”.
Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi të gjithë këtë zënkë, por Kourtney, 40 vjeç, duket se provokon Kim-in, 39 vjeç, duke i hedhur sipër shishen me ujë kokosi përpara se ta pyeste: “Nuk ke asgjë për të thënë?” Sezoni i 18 i “Keeping Up With The Kardashians” do ta ketë premierën më 26 mars. Disa fansa janë befasuar kur shohin se Kourtney është ende në reality show, pasi hoqi dorë me pretekstin se nuk do që të filmojë jetën e saj personale. Në fillim të këtij muaji, Kim foli me avokaten Laura Wasser dhe bëri shaka duke thënë se mund të ketë nevojë për avokat pasi gjërat bëhen “pak të dhunshme” me motrën e saj në episodin e parë të sezonit 18. Epo me sa duket, do të ketë nevojë edhe për truprojë!