Skeçi që Roza dhe Stresi realizuan në “Why not” nuk u prit aspak mirë nga ish partnerja e Stresit, Keisi e cila shpërtheu ashpër ndaj Rozës. Keisi e akuzonte Rozën se ka prekur jetën e saj private dhe se po tallej me hallet e të tjerëve. Roza ka vendosur t’ja kthejë përgjigjen Keisit publikisht me anë të disa postimeve në Instastory ku tregon se deri tani nuk kishte folur për hir të Stresit. Roza ka vendosur t’ja kthejë përgjigjen Keisit publikisht me anë të disa postimeve në Instastory ku tregon se deri tani nuk kishte folur për hir të Stresit.

“Do isha pergjigjur qe te dielen, ashtu siç beri zonjusha, por rreshtat e mi do ishin thumbues dhe ofendues ashtu siç une s’ta pertoj. Por duke qene se je femra qe ke ngrene buke te shtepia e shokut tim dhe ai te don fort, jam e detyruar te permbahem, te lija ditet te iknin dhe te pergjigjesha me vonese. Ç’lidhje ke ti ketu njehere? Une imitoj femrat shushunja qe te qepen nga hiçi, kam nxjerr mire te dashurin tend, ti ç’e ke kete fryme protagonizmi? Me fal vajze po ti me çfarë merresh në jetë? Kreativitetin sa perqindje e ke? Pikerisht! Mos llap shumë”, shkruan Roza.