Nga Eduard Zaloshnja/
Fushata aktuale kundër krimit të organizuar është e njohur gjerësisht me dy akronime: OFL dhe anti-KÇK. Duke i përmbledhur këto dy akronime, përfshiva rreth tyre një pyetje në sondazhin periodik që zhvilloj për revistën e botuar në anglisht në Tiranë, Follow Business Albania – konkretisht, “A mendoni se fushata aktuale OFL/anti-KÇK do të jetë rezultative në goditjen e krimit të organizuar?” Dhe ja si u përgjigjën ata të anketuar që kanë gjasa të marrin pjesë në zgjedhjet e rradhës: 2/3 mendojnë se fushata do të jetë rezultative ose ka gjasa të jetë e tillë, ndërsa 1/3 mendojnë të kundërtën (Tabela 1).
Tabela 1. A mendoni se fushata aktuale OFL/anti-KÇK do të jetë rezultative në goditjen e krimit të organizuar?
1.Po 66% 29%
2.Ndoshta po 37%
3.Ndoshta jo 34% 7%
4.Jo 27%
Sipas sondazhit, në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen sot, do të jenë rreth 220 mijë pjeësmarrës më pak në zgjedhje, krahasuar me ato të qershorit 2017. Sidoqoftë, PS-ja ruan pak a shumë të njëjtin numër votash si në 2017, dhe PD-ja ka një rritje të vogël të numrit të votave (krahasuar me 2017-ën), Nderkohë, të gjitha partitë e tjera pësojnë një tkurrje dramatike. Kjo gjë bën qe PS-ja të kapë 55% të votave të vetëm atyre zgjedhësve që janë gati të votojnë sot.