Prej disa ditësh, Adelina Tahiri ndodhet në Zvicër së bashku me bashkëshortin e saj. Ata po kalojnë pushime bashkë, pa vogëlushin e tyre Jon dhe për këtë gjë Adelina është gjykuar nga ndjekësit e saj. Ata mendojnë se këngëtarja nuk e ka marrë Jonin me vete, pasi dëshiron të qëndrojë e qetë, pa të, që të mos i krijojë bezdisje. Megjithatë, kjo duket se nuk është e vërtetë dhe Adelina ka treguar se në fakt djalin nuk e ka marrë pasi nuk dëshiron që t’i prishë rehatin. Po qëndron pak ditë me pushime, prandaj ai do e kishte të vështirë të përshtatej.

“Djalin përse nuk e merr me pushime apo s’do të të pengojë”, i shkruan një ndjekës. “Mua djali në asnjë mënyrë nuk më pengon, s’besoj se je nënë pasi parashtron një pyetje të tillë. Do Zoti do bëhesh dhe kurrë s’do mendoje se një nëneje mund t’i pengojë fëmija i vet”, shkruan Adelina. Më tej shton: “Mendoj se është maltretim për të 1 javë pushim, meqë kam mundësi s’po ja prish komoditetin”.