Aktorja turke Lejla Tanlar është në një lidhje dashurie dhe lajmi ka disa ditë që qarkullon në media turke. Mirëpo deri më tani nuk kishte pasur prova për këtë lidhje. Së fundmi revista turke “Snob” ka vërtetuar se aktorja 22-vjeçare është në një lidhje me aktorin Genxho Ozak. Revista bën të ditur se Lejla ka shkuar të vizitojë të dashurin në sheshin e xhirimeve të serialit ku ai po luan.

Madje atje një fans ka bërë foto me të dy aktorët ç’ka vërteton praninë e Lejlës në sheshxhirimin e këtij seriali. Aktorja u bë e njohur në Shqipëri nga roli i Xhansus në serialin “Fate të kryqëzuara”.