Gazeta Dita ka botuar për herë të parë procesverbalet e tabulateve telefonike të “Babales” me Alizotin nga azili në Kosovë: “Fola me Erin (Salianjin) dhe se ka gati qindshen që premtoi. Po gënjen si Luli shoqja jote, do t’i q*het motra po si solli… – dëgjohet ndër të tjera në biseda.

***** “Jam Fredi Alizoti dhe jetoj në qytetin e Fierit. Jam i papunë. Rreth orës 16:00 kam telefonuar nr. tel 129 në qytetin e Fierit. Kam kontaktuar me Drejtorin e Policisë dhe ai më tha që kjo çështje po ndiqet nga Prokuroria për Krimet e Rënda dhe deklarimet do i japësh atje. Shtetasin Albert Veliu e njoh prej rreth 20 vitesh, takoheshim në Fier ku ai kishte njerzit e nuses gjithashtu kemi qenë dhe ne Spanjë së bashku në vitin 2007. Rreth muajve tetor nëntor të vitit 2017, shtetasi Albert Veliu me ka takuar dhe me ka thene që dua të bej nje regjistrim shtetasit Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm por nuk i gjej dot anënë pasi ai nuk e afronte. Më ka ofruar qe të benim rregjstrimin ku unë te hiqesha sikur isha shtetasi Agron Xhafaj. Babalja premtoi që do më jepte 100.000 euro. Zëri i shfaqur në rregjstrimin e bërë publik nga televizionet në bisedë me Babalen është zëri im. Babalja deri në këto momente nuk më ka dhënë asnjë lekë”… Kështu e nis rrëfimin e tij para Prokurorisë shtetasi Fredi Alizoti më datë 1 qershor 2018, kur vendosi që të vërtetën e tij rreth çështjes “Babale” ta depozitonte në organet përkatëse pasi nuk kishte marrë shpërblimin e premtuar për shërbimin e tij në llogari të të afërmit të tij Albert Veliu, i njohur ndryshe nofkën “Babale” apo si “dëshmitari X”.

Bashkëpunimi në distancë Babale-Alizoti- I vetëdijshëm për pasojat ligjore që mund t’i vinin, referuar procesverbaleve të përgjimeve elektronike të transkriptuara, “Babale” gjatë perjudhës së azilit është detyruar të kontaktojë shpesh herë me bashkëpunëtorin dhe “kunatin” e tij Fredi Alizoti nga qyteti i Fierit. Ky i fundit, pas denoncimit të ngjarjes u vendos nën vëzhgim dhe përgjim nga prokuroria për të hedhur dritë mbi atë çka kishte ndodhur. Referuar dosjes voluminoze të Prokurorisë, Veliu rezulton se ka shkëmbyer biseda të herë pas hershme duke kërkuar që ai të heshtë dhe të mos flasë lidhur me imitimin e zërit. Në të gjitha komunikimet të cilat gazeta “Dita” po i përcjell për herë të parë në mënyrë të zgjeruar, vihet re tentativa për ta mbajtur nën konktroll si dhe për t’i kërkuar që të takohet me zyrtarët e Partisë Demokratike të cilët sipas marrëveshjes “defakto” që flitet në përgjime, duhet të kryenin të gjithë pagesën e premtuar. Më poshtë, biseda e përgjuar ku ata përpiqen të dakordësohen lidhur me shpërblimin i cili nuk po akordohet nga funksionarët e “selisë blu” (faksimile e bisedës sipas procesverbalit origjinal zyrtar mund të shihet sot në versionin print të Ditës)

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut (AV) dhe Fredi Alizotit (FA) më 18.05.18, ora 21:14:30: FA (+091) : po ato b*** do na japin nga i leke ata apo tja kthejme ndryshe ne? AV (+599) : ca thua e, do i q* motrat, prit te percjell dhe djalin o Fredi po me zien truri per djalin mua; FA: …do na japin ndonje leke apo jo ? AV: te percjell njehere djalin e vogel pastaj flasim. une nuk shkate rroj dy njerez qe kam lene lart ne fund te dynjase Fredi te kam vlla te vejne ata ne… pastaj flasim; FA: jane muhabete se ne …. e kuptoon vete ti; AV: tani mos flas shume une, tani kur te vish lart flasim; FA: hajd se po vi neser lart dhe flasim; Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit më 20.05.18, ora: 08:20:45: AV: Ore pasha; FA: qysh u gdhive ? AV: Mire o vlla ej do vi te takoj nga afer po … takohemi nga afer mos mer ne telefon vlla po pate mundesi; Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit më 05.06.18, ora: 18:47:14 AV: …mendo per fëmijët e mi asgje ne bote ca takon mbaro punen e e mendo per femijet e mi qe kam rrugve po je vellai im; FA: e ore e mos e vri mendjen nga ajo pune ti po ej i ka gati ato ai ? AV: mos fol shume ne telefon ik takoje pi kafe; Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar midis Fredi Alizotit (0676494091) dhe personit me nr tel. (0688789328), më datë 05.06.18, ora: 19:46:28: FA: Fredi jam +328: E ca u be atje? FA: ne tete e gjys e kam lene me ate +328: e po ik mbaroje ate pune me thane e FA: me mori me ka mare tre here +328: po ik e beje ate muhabet – ik takohu me ate FA: e e se me tha dhe Berti (Babalja) mbaro pune e ik me tha mua mos rri me aty +328: e hajd pastaj Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit më 05.06.18, ora : 21:28:23 FA : Te mori ne telefon ai ? AV : keto jane te degjeneruar e vlla po e di une ca tju bej juve une po e di une ca duan ata; FA : e ka fajin ai duhet ti japi ultimatumin ai tuaj atij ti japi ultimatum; AV : do flas une vete neser me ate cke pa merak do flas gojarisht ….; FA : ore une e bej dhe ndryshe e kupton ti; AV : e di une te amrr vesh vllai jo te marr vesh po cke mos u merzit; …na ka lene mes kater rrugve jemi ktu ne azil q** motren ne pi*;

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit më 05.06.18, ora: 21:33:45 AV : neser ne mengjes merr salen iken mer ca te takojne te gjitha i di vete gjerat ti s’te flas shume se te kam vlla dhe une jam i shqetesuar e beson qe po ha buke azili me vdekshin te dy djemte; FA : se vë ne dyshim; AV : I q*** grate e motrat po ik aman te kam vlla i kam te gjithe rrugve ej i kam shperndare si pune e kinezve te kam vlla; FA : une I thash atij qe ta merte ore je mire ti e ke parasysh se kshu e duan kta; AV : presionin beja pa merak po do ta mar une mos ki merak ti neser pa merak neser qe ne mengjes mos e vri mendjen, nuk prish pune neser do mbarosh pune gjalle vdekur mos e vrit mendjen hajde te fala;

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotir më 06.06.18, ora: 10:33:19: AV: e takove ? FA : e takova jo ktej jo andej, jam keq, po dridhej andej kendej; AV: ore thuaj bej likujdimin qe kemi lene thuaj kaq asgje ne bote o Fredi vllai se me ate skam lidhje fare kontakti besome se jam ne azil per shpirt te plakes une flas me ane te tjetrit me kosovarin me ate thuaj e vlla me bej likujdimin si e lame i thuaj, nuk flas me te se sjam kam numrin e vllai im, te flas si vlla dhe sdua e flas direkt me te; FA: kur te vije ne tavoline ai te bej une zile e foli vete; AV : po shume mire vlla ashtu beje; Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotir më 06.06.18, ora: 12:30:40 AV: ca tha ai? FA: po nuk e di une tha, skan bere muhabet me mua do pyes njehere andej matane ne vend tjeter di une AV: po rri rahat tani, se po flet dhe tjetri ktej…ku jam une, rri I qet, mos e vri mendjen, sa te marresh vlla dhe merr rrugen, po more ato hajde ktej ne Kosov tako mua, pastaj leviz, te te nis lart nashke me djalin FA: po ku, po kur di mar o vlla AV: duro tani mos fol shume ne telefon, boll tani, duro dhe pak, te kam vlla FA: e mire mire ne rregull AV: ne kemi duruar e di vet ti FA: po mire genjejne mashtrojne rrobq* AV: e ska shance se do i vej tani ultimatum, o ri rahat hajd mos fol shume ne telefon, vlla hajd

Si një ish i dën uar disa herë për shkelje të ligjit, “Babale” shfaqet i vetëdijshëm për të atë çka mund të ndodhte nëse autoritetet shqiptare do të mund të vërtetonin mashtrimin publik të tij. Për të mos mjaftuar kjo, herë pas here ai merrte komunikime nga “kunati” dhe bashkëpunëtori Fredi Alizoti i cili kërkonte shpërblimin që i ishte premtuar për të gjithë bashkëpunimin për të bërë rolin e Agron Xhafajt. Megjithëse pretendohet se Fredi Alizoti është një dëshmitar i sajuar, tabulatet telefonike me bisedat që ai ka kryer me “Babalen” dhe funksionarë të tjerë të PD tregojnë krejt të kundërtën. Ai jo vetëm që është i besuari i tyre dhe bashkëpuntor kyç në të gjithë ndërtimin e ngjarjes, por edhe ka marrë premtim për një shumë parash prej 100 mijë eurosh.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Fredi Alizotitdhe personit me nr. tel. (0682029700), më 29.05.18, ora 17:12:10 +700: Fredi mos u ngut njier merre i cik ate torin at cungun mere icik ne telefon thuaj atij njier – ate legenin FA: Se hapi telefonin fare ai ja ben pip pip pip ju kam q*** motren ej – une i kam bere muhabetet tamam le te beje nje vit burg te mar ato qe me takojne e te shikoj hallin vlla ai eshte moterq* e vlla nuk I hapin telefonat kurvat +700: Ca te tha me Sala? FA: …o vlla une nuk vi me ne Tirane te me ashtu ti te me mbash ti thash une tjerat bredhin me lek neper xhepa une i kam gjerat, nuk mbaj me i thash une – nuk foli e pa qe isha i merzitur e nuk foli Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit më 05.06.18, ora: 21:28:23. Pjesë nga biseda : FA : Te mori ne telefon ai? AV : keto jane te degjeneruar e vlla po e di une ca tju bej juve une po e di une ca duan ata; FA : e ka fajin ai duhet ti japi ultimatumin ai tuaj atij ti japi ultimatum; AV : do flas une vete neser me ate cke pa merak do flas gojarisht ….; FA : ore une e bej dhe ndryshe e kupton ti; AV : e di une te amrr vesh vllai jo te marr vesh po cke mos u merzit; …na ka lene me skater rrugve jemi ktu ne azil q** motren ne pi*.

Ndërkohë, pesë minuta pas kësaj telefonate, Veliu kontakton sërish me Alizotin duke i kërkuar ushtrim presioni ndaj zyrtarëve të “selisë blu” që kanë ndjekur këtë çështje. Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit më 05.06.18, ora: 21:33:45: AV : neser ne mengjes merr salen iken mer ca te takojne te gjitha i di vete gjerat ti s’te flas shume se te kam vlla dhe une jam i shqetesuar e beson qe po ha buke azili me vdekshin te dy djemte; FA : se vë ne dyshim; AV : I q*** grate e motrat po ik aman te kam vlla i kam te gjithe rrugve ej i kam shperndare si pune e kinezve te kam vlla; FA : une I thash atij qe ta merte ore je mire ti e ke parasysh se kshu e duan kta; AV : presionin beja pa merak po do ta mar une mos ki merak ti neser pa merak neser qe ne mengjes mos e vri mendjen, nuk prish pune neser do mbarosh pune gjalle vdekur mos e vrit mendjen hajde te fala; Një ditë më pas, Albert Veliu interesohet sërish nëse bashkëpunëtori i tij Fredi Alizoti ka arritur të komunikojë me funksionarin e Partisë Demokratike i cili sipas dakordësisë së vendosur më herët duhet t’i kalonte pagesën për shërbimin e bërë.

Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit më 06.06.18, ora: 10:33:19 AV: e takove ? FA : e takova jo ktej jo andej, jam keq, po dridhej andej kendej; AV: ore thuaj bej likujdimin qe kemi lene thuaj kaq asgje ne bote o Fredi vllai se me ate skam lidhje fare kontakti besome se jam ne azil per shpirt te plakes une flas me ane te tjetrit me kosovarin me ate thuaj e vlla me bej likujdimin si e lame i thuaj, nuk flas me te se sjam kam numrin e vllai im, te flas si vlla dhe sdua e flas direkt me te; FA : kur te vije ne tavoline ai te bej une zile e foli vete; AV : po shume mire vlla ashtu beje; Dialog nga biseda telefonike e zhvilluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit më 06.06.18, ora: 12:30:40: AV : ca tha ai ? FA: po nuk e di une tha, skan bere muhabet me mua do pyes njehere andej matane ne vend tjeter di une; AV : po rri rahat tani, se po flet dhe tjetri ktej…ku jam une, rri i qet, mos e vri mendjen, sa ti marresh vlla dhe merr rrugen, po more ato hajde ktej ne Kosov tako mua, pastaj leviz, te te nis lart bashke me djalin; FA : po ku, po kur do ti marr o vlla; AV : duro tani mos fol shume ne telefon, boll tani, duro dhe pak, te kam  vlla; FA : e mire mire ne rregull; AV : ne kemi duruar e di vet ti; FA: po mire mos na genjejne e mashtrojne rrobq*; AV: e ska shance se do i vej tani ultimatum, o ri rahat hajd mos fol shume ne telefon;

Në të gjitha komunikimet elektronike të realizuar mes tyre në harkun kohor pas denoncimit të ngjarjes, faktohet qartazi bashkëpunimi i ngushtë i dyshes Alizoti-Veliu me përfaqësues të Partisë Demokratike për të inskenuar situatën post-denoncimit. Nga një anë, është shtetasi Albert Veliu i cili pavarësisht se përpiqet të mbajë nën kontroll bashkëpunëtorin Alizoti sërish ushtron presion për të marrë shpërblimin dhe nga ana tjetër gjenden disa nga emrat kyç të “selisë blu” që shpesh prezantohen si të deleguar të kësaj force politike për zgjidhjen e çështjes. Gazeta “Dita” disponon të gjitha përgjimet e bashkëbisedimeve elektronike të tjera që do t’i vendosë hap pas hapi në dispozicion të interest publik.