Sophie Kastriota është pasardhësja e brezit të 14-të të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe emri i saj është jo pak i njohur për publikun shqiptar. Sophie po ndjek karrierën e saj si këngëtare jashtë vendit, mirëpo nuk e harron origjinën duke i kënduar herë pas here këngë Shqipërisë. Mirëpo, e dinit se stërmbesa e Skënderbeut ka qenë dikur në një lidhje dashurie me reperin shqiptar, Skivin?

Bëhet fjalë për vitin 2017, madje janë publikuar edhe disa foto të vjetra të çiftit, të cilët kanë pozuar së bashku. Megjithatë, lart e poshtë thuhet se distanca u bë shkak i ndarjes së dyshes, ndërsa tashmë Skivi (Visar Shala), është një histori e harruar për Sophie-n. Madje, ajo nuk ka dashur të flasë për reperin pasi ndjekësit e kanë pyetur në InstaStory. “Çfarë marrëdhënie ke me Skivin?” e pyet një ndjekës, ndërsa Sophie ia ka kthyer: “Kush është Skivi?” Të mos i kujtohet vallë me të vërtetë? Dyshojmë!