Keisi dhe Stresi kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto ditë pasi kanë habitur me postimet e tyre. Ishte Keisi që në ditën e Shën Valentinit publikoi disa kujtime nga viti 2018 kur e festoi këtë ditë me Stresin. Më pas, Stresi publikoi një foto me Keisin dhe i bëri një urim publik për ditëlindjen. Kaq u desh dhe në media po përflitet se dyshja janë pajtuar.

Jo vetëm kaq, por ata mund të martohen. Ndonëse dasma e tyre u anullua, Keisi ka habitur teksa ka publikuar një foto në një dyqan me veshje nusesh. “Mendoj që e gjetëm të duhurin”, shkruan Keisi dhe shumë mendojnë se ajo ka qenë aty për të zgjedhur fustanin e martesës. Ndërkohë që më herët ajo ka publikuar në instastoryn e saj këngën e re të Stresit si për të na treguar se është një ndër fanset më të zjarrta të reperit.