Mbrëmjen e kaluar, modelja Jessica Kadiu pranoi publikisht romancën e saj me Robert Berishën, me të cilin ishte përfolur prej kohësh për një lidhje. Jessica dhe Roberti u kapën mat në një resort luksoz në Turqi, ku po bëheshin xhirimet e një videoklipi.
Megjithëse asokohe lajmet u mohuan dhe Roberti u shpreh se vajza në fjalë ishte thjesht modele dhe s’kishte asgjë më shumë mes tyre, Jessica vendosi të mos e mbajë më të fshehtë dhe pranoi se mes dyshes kishte pasur diçka. Modelja tregoi se ende vazhdon ta dojë Robertin dhe shpreson që një ditë të bashkohen.
Sot, duket se Jessica është penduar pas deklaratës së saj dhe ka marrë vendimin e papritur. Ajo ka fshirë të gjitha postimet lidhur me Robertin nga Instastory i saj, ndërsa ka publikuar një shprehje domethënëse. “Nëse nuk ke asgjë për të qenë falenderues, kontrollo pulsin tënd”- janë fjalët e shkruara në postimin e modeles.
Ndërkohë, Roberti ende nuk ka bërë asnjë reagim pas deklaratës së bujshme të Jessica Kadiut.