Kristian Eriksen e mbylli me Totenhemin, teksa para pak ditësh u zyrtarizua si lojtari më i ri i Interit.Danezit i skadonte kontrata me “Spërsat” në fund të sezonit dhe nuk dëshironte ta rinovonte atë, duke vendosur të largohet.Për këtë ka folur edhe trajneri i Totenhemit, Zhoze Murinjo, i cili në konferencën e dhënë së fundmi, është shprehur se e dinte që në fillim se Eriksen do të largohej. “Ne e dinim për Eriksenin. Nuk kemi thënë asgjë pasi kishim marrëveshje morale me të. Që ditën e parë kur erdha këtu, ai më tha se nuk do të nënshkruajë kontratë të re.
Kristian ma bëri të ditur për një vendim që ai e kishte marrë dhe unë as që tentova t’ia ndryshoja mendjen atij. Nga ai moment unë fillova ta ndërtoja skuadrën pa të. Pikërisht kjo është edhe arsyeja pse unë nuk e ka aktivizuar shumë atë.Eriksen është një profesionist dhe ka respekt për klubin dhe bashkëlojtarët. Deri në ditën e fundit ai tentoi të ndihmonte skuadrën dhe kishte ndikim pozitiv në dhomat e zhveshjes. “, u shpreh Murinjo.