Pas tryezës së BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, presidentja e KE Ursula von der Leyen ka bërë një prononcim për mediat ku u shpreh se BE dhe KE e kanë prioritet Ballkanin Perëndimor dhe se metodologjia e re e miratuar i hap rrugën Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të nisë negociatat edhe para Samitit të Zagrebit. Sipas saj, negociatat mund të hapen para Samitit sepse metodologjia e re është gjithëpranuar nga BE. Nga ana tjeter vlem te theksohet se mjafton që raporti të jetë pozitiv dhe BE do votojë pro hapjes së negociatave, pas kthesës së Macron i cili u shpreh që nëse raporti do jetë pozitiv si para ca muajve Franca do te votoje pro.

Prononcimi i plotë i presidentes së KE Ursula von der Leyen:

Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë. Faleminderit