Pjesëmarrja e Alketa Vejsiut në Sanremo, e bëri moderatoren të famshme dhe në Itali. Kohët e fundit ajo ka qenë e ftuar në disa emisione të famshme italiane ku ka treguar për jetën dhe profesionin e saj.
Së fundi, Alketa ka qenë e ftuar në emisionin e Silvia Toffanit, nusja e Berlusconit. Ajo paraqitet e veshur shumë elegante me një kostum të kuq dhe është shprehur e lumtur që i ka realizuar ëndrrat e saj.
“Unë gjithmonë e kam parë botën me sytë e lumturisë dhe optimizmit pavarësisht sa të varfër ishim në familje! Sepse kam qenë gjithmonë e kënaqur me atë që kam pasur, pa u humbur në atë që doja të kisha! Falënderim, shkruan Alketa në rrjetin e saj social “Instagram”.
Moderatorja foli edhe për ndarjen e prindërve të saj kur ishte vetëm 6 vjeç.
“Kur isha 6 vjeçe prindërit e mi u ndanë. Babai shkoi në Greqi dhe na ka ndihmuar gjithmonë. Ishin shumë krenarë kur mora pjesë në Sanremo dhe kam bërë çdo gjë që ata të ishin të lumtur”, u shpreh Alketa.