Shkencëtarët gjejnë mënyrën për prodhimin e energjisë elektrike nga errësira. Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë bërë “panele antidiellore” që funksionojnë të kundërtën e diellit – gjenerojnë energji elektrike në errësirë, në vend që ta kenë diellin si burimin e tyre. “Në mënyrë që të gjenerojmë energji elektrike pasi dielli të ketë perënduar, ne përdorim një koncept alternative foto-volt që përdor tokën si burim nxehtësie dhe qiellin e natës si një ftohës”, shpjegojnë shkencëtarët. Sidoqoftë, “panelet antidiellore” nuk janë aq të dobishëm, pasi ato mund të gjenerojnë vetëm një të katërtën e energjisë së gjeneruar nga panelet diellore.

“Panelet antidiellore” nëse promovohen, mund të jenë një pikë e madhe kthese, pasi mund të gjeneronjmë energji elektrike vazhdimisht.