Nga Mero Baze
Nëse ka një fitore reale të Ilir Metës më 2 mars, nuk është as kauza fall co e tij, as retorika ban ale e Presidencës për mitingje politike, por gjun jëzimi i Sali Berishës prej tij. Prej tërheqjes së Lulzim Bashës nga rruga rad ikale e prot estave, pas dës htimit të tyre vitin e kaluar, dilema e opozitës ishte se si do të vazhdohej më tej. Berisha nuk hoqi dorë në asnjë moment nga thirrjet për protesta dhe vazhdimi i rrugës rad ikale me mjete të tjera. Lulzim Basha nuk e kundërshtoi kurrë me fjalë këtë gjë, por me vepra nisi diçka tjetër. Ai ju kthye normalitetit politik, u ul në tryezën për reformën zgjedhore, dhe filloi të promovojë një dimension njerëzor në spotet publicitare që përgatisin imazhin e tij për zgjedhje.
Kjo duket se i çmendi të gjithë në opozitë. Sali Berisha edhe pse ngjan si tigri i opozitës, në të vërtetë është një tigër i mbyllur në kafaz, që është i detyruar të ushqehet me atë çfarë i jep Lulzim Basha. Ai nuk ka luksin as ta sul mojë Lulzim Bashën, as ta shkarkojë, as të ndahet prej tij. Ai ka në dorë vetëm të mërmërisë dhe të thotë të kundërtën e asaj që thotë Lulzim Basha, duke bërë sikur nuk e ka mendjen se çfarë bën ai. Pikërisht në këtë moment u shfaq Ilir Meta dhe halli i tij. Përpjekjet për ta shkarkuar atë nga president dhe ngritja e mundshme e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit, rre zikon seriozisht të ardhmen e tij politike. Në këto kushte, Ilir Meta ka përgatitur partinë e tij të re, një parti me frymë të eks tremit të djathtë, nacionaliste, ksenofobe, nën shembullin e partive të Orbanit, Sharonit apo të ngjashmëve të tyre. Kjo është e vetmja mënyrë që Ilir Meta të gjejë një elektorat të ri nga e djathta, i cili mund ta rifaktorizojë atë. Sali Berisha, i gjendur mes dilemës që i vjen nga Lulzim Basha, i cili bën sikur nuk e dëgjon çfarë thotë Berisha, dhe Ilir Metës, që i kërkon me ngulm ose t’i bashkohet lëvizjes së tij, ose do përfundojë në pra nga bashkë me të, duket se zgjodhi Ilir Metën.
Mbështetja e Berishës ndaj Ilir Metës, në fakt është një faktorizim i fortë i Metës si një pol i ri opozitar, dhe një mënyrë që të mos përballet me refuzimin e përditshëm që Lulzim Basha po i bën thirrjeve për kurs radikal dhe marrje pushteti me dhu në. Sali Berisha ka zgjedhur të mos turpërohet nga Basha që bën sikur nuk e dëgjon, por të jetë me Ilir Metën, që i përgjigjet thirrjeve të tij për luftë. Kjo duket qartë tek ata që deklarojnë mbështetjen për 2 marsin, që janë i gjithë rrethi politik dhe njerëzor i Sali Berishës. Përfshi dhe portalet e familjes së tij, që tallen me Bashën pse është bërë normal. Sot opozita në të vërtetë është dypolare. Ajo ka një lider zyrtar të saj, që shpreson ta udhëheqë PD-në deri më 2021, dhe një pretendet për kryetar të ri opozite, pas vitit 2021. Kjo është hera e dytë që Ilir Meta e bën politikën shqiptare tre polare. Për herë të parë e bëri më 2004, kur krijoi dy pole në qeveri përballë opozitës së bashkuar. Kjo është hera e dytë kur po krijon dy pole në opozitë, përballë një shumice shumë të bashkuar.