Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi është komentuar shpesh për ngjashmërinë e madhe me modelen me famë botërore Gigi Hadid. Në fotot e saj, nuk mungon së paku një koment nga ndjekësit ku i vihet në pah kjo ngjashmëri. “Gigi Hadid”, “Gigi Hadid”, “Gigi Hadid”, shkruajnë vazhdimisht komentuesit. Së fundmi dhe në një “intervistë” të shkurtër që Xhesika ka realizuar me ndjekësit në Instastory, nuk kanë munguar komentet dhe pyetjet rreth ngjashmërisë me Gigin.
“Pse je si Gigi Hadid?”, i ka shkruar një ndër fansat dhe modelja i ka kthyer një përgjigje të prerë. “Pse është ajo si unë do të thuash? Unë jam më e madhe se ajo dhe 100% natyrale”, është përgjigjur modelja.