Këngëtarja Tringa Kay ishte e ftuar së fundmi në “Glamour Zone” në RTV ORA, ku gjatë emisionit vendosi t’i bënte një rreng mikut të saj Bleros. Ajo e mori Bleron në telefon dhe e ak uzoi se kishte folur keq për të.
Sipas Tringës, Blero kishte thënë që ajo është e patalentuar. Blero e mohoi menjëherë ta ketë thënë diçka të tillë, por Tringa e vazhdoi lojën. Blero u përpoq t’i shpjegonte Tringës se nuk e ka thënë një gjë të tillë dhe pas disa minutave, këngëtarja i tregoi se ishte thjesht një lojë.Ndiqeni këtë moment në videon e mëposhtme.