Kryeministri Edi Rama thotë se aksioni i OFL-së nuk mund të prekë politikanët, pasi lista me subjektet e këtij operacioni është e mbyllur me persona të dënuar dhe të akuzuar.Rama tha se politikanët e dyshuar do të thirren nga SPAK-u, por e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Blendi Fevziut, i cili i ka thënë Ramës e është “objekt hetimi” pasi Partia Socialiste ka përdorur para nga kandidatë apo kryebashkiakë që sot kanë rezultuar me të shkuar kriminale.
Pjesë nga debati:
Edi Rama: Në këtë moment ne e kemi një rezervuar, një grup njerëzish të cilët janë të dënuar, të akuzuar, janë listë e mbyllur.Policia në këtë rast, nuk bën asgjë tjetër veçse merr nga regjistri, dhe merr pronat e tyre të deklaruara se këta kanë plot edhe të padeklaruara, dhe ia çon SPAK-ut.Kush do ta bëjë këtë për mua? Do ta bëj vetë unë? Ka një institucion të lartë që është ILDP-ja.Ke dalë atje që ke shumë, provo pak aty si është puna e këtyre?SPAK duhet të bëjë të njëjtën gjë me çdo politikan, që është i dyshuar, të cilit t’i thotë “hajde këtu, trego tani”.Blendi Fevziu: Ju jeni objekt i hetimit, keni përdorur para të këtyre personave. Kanë investuar para.Edi Rama: Nëse provohet po, unë kurrë nuk kam vënë në listë persona të tillë.Blendi Fevziu: Ta tha ambasadori Donald Lu mos vë këta persona në listëEdi Rama: Dhe i kam thënë patjetër, keni letra që e provojnë këtë gjë.Blendi Fevizu: Ta ka provuar BIRN.Edi Rama: Është e pëavërtetë, letra që ka dalë për atë të Kavajës nuk ka qenë e disponueshme për askënd. Ne kemi këruar dhe kemi marrë letër nga çdo institucion.