Që kur Paris Saint-Germaini kaloi nën pronësinë e grupit të Qatar Sports Investments, klubi francez ka bërë investime të mëdha në skuadër, me qëllimin për ta sunduar Evropën. Pronarët nga Katari kanë sjellë shumë superyje në skuadër, përfshirë këtu lojtarë si Neymari dhe Kylian Mbappe, në mënyrë që Paris Saint-Germaini të arrijë t’i bëjë realitet synimet e veta. Megjithatë, PSG-ja nuk di vetëm të blejë lojtarë, por edhe si t’i mbajë ata në skuadër edhe kur fuqitë e mëdha të futbollit evropian t’i vijnë duke trokitur te dera. Më poshtë mund t’i lexoni rastet e tetë rasteve të yjeve të PSG-së të cilët kishin ngjallur interesim te një klub tjetër, mirëpo klubi s’i kishte lënë të largohen përkundër dëshirës së tyre.
Neymar- Verën e kaluar, drejtori ekzekutiv i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, nuk e lejoi Neymarin të largohet nga klubi, përkundër dëshirës së madhe të brazilianit për t’u kthyer në Barcelonë. Dy klubet i filluan negociatat për një transferim potencial, mirëpo PSG-ja i refuzoi të gjitha ofertat.
Angel di Maria- Barcelona i kishte ofruar 25 milionë euro për ta blerë Angel di Maria, mirëpo PSG-ja ia kërkoi 50 milionë dhe dy palët nuk arritën marrëveshje, edhe pse francezët kishin nevojë për madhe për para, shkaku i paralajmërimit të FIFA për shkeljen e rregullave të ndershmërisë financiare. Edinson Cavani- Diego Simeone e kishte bërë të qartë mendimin e tij se Edinson Cavani ishte sulmuesi i përsosur për Atletico Madridin dhe edhe uruguaiani dëshironte t’u bashkohej “Los Rojiblancos”. Edhe pse kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni, PSG-ja e refuzoi ofertën prej 15 milionë eurove në janar dhe preferoi ta humbasë atë pa asnjë cent, përkundër që s’është pjesë e formacionit të parë. Thiago Motta- Atletico Madridi kishte tentuar ta transferonte edhe Thiago Mottan në vitin 2015, mirëpo PSG-ja s’ishte e gatshme t’i ndajë rrugët me mesfushorin. Edhe pse kontrata e tij përfundonte sezonin vijues dhe ai e kërkonte kalimin në Atletico, në fund ai nënshkroi kontratë të re me PSG-në dhe u pensionua aty në vitin 2018.
Marco Verratti- Fotografia e Marco Verrattit duke pirë duhan në një jaht në Ibiza në vitin, teksa e priste transferimin në Barcelonë, ishte fotografia më e famshme e asaj vere. Ai kishte tentuar ta detyrojë klubin ta shesë atë te klubi katalonas, mirëpo PSG-ja e konsideronte atë si njërin ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadër, bashkë me Marquinhos. Verratti u kthye në stërvitje dhe, disa ditë më vonë, ai nënshkroi kontratë të re me PSG-në dhe fitoi ngritje page. Adrien Rabiot- Përkundër që ishte njëri ndër lojtarët që ishte nxjerrë nga akademia e PSG-së, Adrien Rabiot përfundoi në gjykatë kundër klubit. Lojtari refuzoi ta rinovojë kontratën e tij dhe pastaj u detyrua të stërvitet me ekipin e rezervave, përderisa nuk u lejua të largohej deri në fund të kontratës së tij, kur shkoi në Juventus.
Hatem Ben Arfa- Edhe pse ai nuk e kishte detyruar kurrë klubin për t’u larguar, ai është një shembull i mirë se si PSG-ja i trajton lojtarët të cilët beson se janë sjellë në mënyrë joprofesioniste. Hatem Ben Arfa e kaloi më shumë sesa një vit duke luajtur nën drejtimin e Unai Emeryt e pastaj kaloi te Rennes në vitin 2018. Ai e paditi klubin për tetë milionë euro, duke pretenduar se ishte larguar për arsye që s’kanë të bëjnë me sportin, mirëpo e humbi këtë padi. Marquinhos- Real Madridi dhe Barcelona e kishin monitoruar mbrojtësin brazilian, i cili konsiderohej njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Paris Saint-Germainit. Ai nuk e arriti kurrë transferimin te ndonjëri gjigant i La Ligës dhe së fundi e rinovoi kontratën e tij me francezët deri në vitin 2024.