Deputeti i PS-së Ervin Bushati tha sot për ATSH se “ka një luf të të fshehur brenda opozitës, ka një puç se kush do të jetë kryetar i opozitës, ndërkohë që deri tani qytetarët njihen me katër kryetarë dhe unë nuk e di është kryetarë Sali Berisha, Ilir Meta, Monika apo Lulzim Basha”.
“Prandaj them se këto janë çështje të brendshme të opozitës dhe nuk është fokusi ynë. Unë mendoj se Presidenti duhet të flas me një zë dhe ka për të folur presidenti për çdo gjë, mund të flas për rindërtimin sepse është problemi i qytetarëve që nuk kanë shtëpi, mundë të flas për integrimin në BE sepse është aspirata e qytetarëve shqiptarë, mund të flas për çështje të ekonomisë apo çështjet kombëtare. Presidenti nuk zgjedh të flasë për asnjë nga këto çështje që mund të fliste edhe në emrin tonë. Presidenti kthehet në një opozitar dhe preferon të heq kostumin e presidentit për të gjithë ne dhe të veshi pelerinën e kryeopozitarit. Nëse Presidenti ka një axhendën për t’u bërë kryeopozitar, këto janë çështje të opozitës dhe nuk duhet të jenë çështje të qytetarëve shqiptar”, tha ai.
Bushati tha për ATSH se Presidenti duhet të rrijë brenda kornizës kushtetuese, nëse del në opozitë të dorëzoj mandatin. “Prandaj them se çdo teatër politik që nuk adreson hallin e qytetarëve nuk duhet të jetë në fokusin e politikës shqiptare, aq më pak të politikës së PS. Si do ta zgjidhin ata me njëri-tjetrin dhe çfarë mendon Presidenti që duhet të ishte në një rol me Republikë Parlamentare është i lirë ta mendoj. Unë mendoj që Presidenti nuk është i lirë të bëjë çfarë të dojë pavarësisht se e ka emrin Ilir. Presidenti duhet të rrijë brenda kornizës kushtetuese dhe të flasi në emër të të gjithë qytetarëve. Në qoftë se mendon se roli i Presidentit në këtë Republikë Parlamentare është i ngushtuar, këtë e ka ditur edhe para se të bëhej president dhe ka të drejtë nëse vendos të dalë në opozitë të dorëzojë mandatin apo të presë kur të bëhet kryetar i partisë së vet apo i PD-së”, tha ai.
Bushati tha për ATSH se reforma në drejtësi është ar ma jonë më e fortë. “Ne jemi i vetmi vend në botë që kemi brenda trupit të Kushtetutës një organizëm të huaj si OMN duke hequr sovranitetin tonë mbi drejtësinë vetëm e vetëm që të kemi një drejtësi të pavarur dhe fakti se më shumë se 70% e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e kaluan vetingun tregon se sa problematike ishte drejtësia shqiptare. Të gjithë qytetarët presin që drejtësia të fillojë punën dhe të bëhet më në fund drejtësi në Shqipëri. Ndërsa këto heshtjet e opozitës trembet ose jo, me apo të drejtë nga drejtësia e re këto janë çështje të opozitës. Qytetarët presin një drejtësi para ligjit qoftë ai i presidenti apo qytetarit të thjeshtë dhe do ta marrin këtë drejtësi”, tha ai.