“Një betejë është e humbur kur mendon se e ke humbur”, citoi sot Kryeministri Edi Rama, filozofin francez, Jean-Paul Sartre. Kryeministri Rama zgjodhi sot fjalë të tjera të çmuara për të përcjellë mesazhin e tij përmes rubrikës “Fjalë të Çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.