Kryeministri Edi Rama tha se fokusi i kryesimit të OSBE-së do të jetë vëmendja ndaj qytetarëve të prekur nga konflikti, teksa të mëdhenjtë siç u shpreh ai, mundohen të sjellin zgjidhje paqësore.
“Imagjinoje nëse do të dilja me një nismë të re pasi kemi marrëveshje formula, nuk mendoj se na duhen nisma të reja, na duhet zbatimi i atyre që kemi. Ajo çfarë sjellim nuk është nismë e re, por puna për të nxitur zbatimin e asaj që ekziston. Nëse vijojmë të shpikim gjëra të reja ndërkohë që nuk zbatojmë atë që kemi do të vazhdojmë të shkatërrojmë besimin, apo fidanët e besimit që kanë mbirë nga një progres i vogël disi. Unë përgëzoj presidentin që po ecën përpara me shumë kurajë, e po fillon që të japë rezultatet në shkëmbimin apo lirimin e të burgosurve. Mbështes çdo marrëveshje, sepse në të kundërt të gjithë atyre që nuk duan të bëjnë përparim, do t’u japë argumente për të thënë jo. Besoj që kurdoherë që ka vullnet ka rezultate. Kontributi ynë do të jetë në këtë drejtim, për ne është me rëndësi të bëjmë më shumë për njerëzit e zakonshëm ndërkohë që të mëdhenjtë përpiqen të zgjidhin gjërat e mëdha, me të cilat jemi shumë të lumtur të ndihmojmë, por që nuk mendoj se kemi kapacitetin për t’i zgjidhur të vetëm, apo nuk jemi më shumë kapacitet se ç’kanë ata për t’i zgjidhur. Është turp që në kontinentin e sotëm, njerëzit vuajnë si të lënë në mes të askundit, të harruar edhe nga Zoti jo vetëm nga njerëzit. Kjo është asjo që mund të sigurojmë ta çojmë përpara”, tha Rama.