“Falënderoj zotin sepse kënga shqipe, për atë që di ta këndojë, është vetë e bukur. Ajo më ka popullarizuar mua e jo unë atë”. Këto janë fjalët e këngëtares së njohur Nexhmije Pagarusha, e cila ndërroi jetë disa ditë më parë që u përcollën sot nga kryeministri Edi Rama në rubrikën “Fjalë të çmuara”.

Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet shqiptare e botërore, Kryeministri Rama ka përcjellë këto muaj apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, por edhe atë të triumfit ndaj së keqes.