Spekulimet për ndarje mes Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës kanë kohë që janë pjesë e lajmeve rozë. Ato nisën që shtatorin e kaluar kur këngëtarja shkoi për pushime pa Patrisin dhe pa të birin Tian. Por jo vetëm kaq, pak ditë më parë u vu re se Tuna ka hequr nga Instagram-i mbiemrin Patrisit dhe ka vetëm mbiemrin e saj. Dyshimet u shtuan edhe më shumë kur Tuna u kthye në vendlindjen së bashku me djalin, ndërsa Patrisi nuk është me ta.

Megjithatë këto lajme mbeten në kuadër të aludimeve, pasi dyshja nuk ka treguar ende se çfarë po ndodh me ta. Por, një foto që ka postuar Tuna në Instagram na bind më shume se ata janë ndarë. “Duket se vetëm bimët e hashashit të gjinisë femër prodhojnë gjethe. Meshkujt janë të panevojshëm…edhe si bimë”, shkruan Tuna. Me këtë Tuna do të tregoje se nëse është ndarë, nuk ka me nevojë për Patrisin dhe mund t’ja dalë e vetme.