Real Madridi po mendon të plaçkisë te Manchester City pas dënimit që “Qytetarët” morën nga UEFA. Ata nuk do të luajnë në dy edicionet e radhës në Champions Leagues dhe kanë marrë një gjobë të majme. Yjet e ekipit mund të largohen nga Anglia dhe “Los Blancos” duan të rrëmbejnë Raheem Sterling. Sulmuesi është një ndër lojtarët më të mirë të kampionëve në fuqi. Kryesuesit e La Ligas janë gati të bëjnë çmenduri sipas asaj që shkruan “The Sun”.

“Galaktikët” janë gati të ofrojnë deri në 180 milionë paundë për lojtarin e kombëtares së Anglisë. 25-vjeçari është një ndër më të mirët e Europës, por mund t’i besohet dhe nisjes së një projektit rreth tij.