Transferimi te Real Madrid është kthyer në një mankth të vërtetë për Eden Hazard. Futbollisti belg I ka dhënë një tjetër goditje të rëndë skuadrës “los blancos” pas humbjes në fushën e Levantes. Hazard doli nga fusha i dëmtuar, ndërsa frika më e madhe e madrilenëve është bërë realitet pas testeve të thelluara mjekësore.
Sipas të përditëshmes “AS”, gjithëmonë e mirë informuar për punët në klubin “merengues”, sulmuesi do të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën dy muaj. Për Hazard, ky është dëmtimi i tretë i rëndë në sezonin e parë me Real Madrid. Futbollisti sapo ishte kthyer në lojë, pas një pushimi që zgjati gati tre muaj.