Në të gjitha akset rrugore të vendit, qarkullimi automjeteve vazhdon normalisht, pavarësisht motit me dëborë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se, gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ka pasur reshje dëbore në veri dhe juglindje të vendit. Kontraktorët kanë qenë në gatishmëri me punëtorë dhe mjete, për çdo rast.

Sipas ARRSH-së, në rrugën e Dardhës, Korçë, po punohet për pastrimin dhe e shpërndarjen e kripës. Kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore në km 8-14 përgjatë orëve të para të mëngjesit. ARRSH i bën apel, përdoruesve të mjeteve, të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.