Numri i aplikimeve online për shërbimet që ofrohen nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për individët dhe biznesin arriti rreth 15 mijë. MFE po kryen monitorimin mujor të shërbimeve të ofruara online dhe brenda muajit të parë të zbatimit të kësaj reforme, numri i aplikimeve gjithsej në e-albania është rreth 15 mijë. “Me qëllim përditësimin dhe harmonizimin e legjislacionit, në funksion të aplikimit të shërbimeve online po kryhet analiza dhe propozimi i ndryshimeve të kërkuara ligjore”, bën të ditur MFE.
MFE thotë se në kuadër të reformës së deregulimit dhe ofrimit të shërbimeve online është punuar për përmirësimin e aksesit në shërbimet publike. Ministria e Financave dhe Ekonomisë gjate vitit 2020 do të ofrojë online nëpërmjet e-Albania 477 shërbime nga 510 shërbime gjithsej. Nga java e parë e janarit 37% e shërbimeve të MFE ofrohen vetëm online. Ne fund të vitit 2020 do jenë 94% e shërbimeve vetëm online.