Rike Roci dhe Erjona Sulejmani, njihen si dy tifoze të çm endura të futbollit dhe shihen shpesh herë teksa frekuentojnë stadiumin për ti parë ndeshjet më nga afër.
Erjona Sulejmani së bashku me Rike Rocin kanë qenë ditën e djeshme në “San Siro”, për të ndjekur nga afër derbin mes Interit dhe Milanit.
Erjona bënte tifo për Interin dhe doli nga ndeshja e gëzuar, ndryshe nga Rike, që ka në zemër Milanin dhe doli e zhgënjyer nga stadiumi.
Dy bukuroshet e shijuan në maksimum ndeshjen e djeshme, pasi spektakli nuk mungoi. Ato ndanë disa video me njëra-tjetrën në Instagram.