Këshilli i Ministrave vendosi sot shpalljen edhe të një zone të re për zhvillim në bashkinë Durrës dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese. Qeveria shpalli si zonë të përshtatshme për zhvillimin e detyruar, zonën 4 në bashkinë Durrës. Ndërsa Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të zbatojë ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, si dhe ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike.

Po ashtu, FSHZH do të zbatojë realizimin e ndërtimeve në këtë zonë dhe çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit të kësaj zone. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.