Duke filluar nga 1/8-at e Champions League, UEFA do të vlerësojë lojtarët më të mirë të çdo ndeshjeje. Bëhet fjalë për çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, që do të jepet nga një juri ekspertësh. Lajmërimi zyrtar është dhënë në faqen e UEFA-s, ku janë fiksuar edhe parametrat në bazë të të cilëve do të zgjidhet fituesi: pjesëmarrje në momentet vendimtare, pjekuria taktike, krijimtaria, gjestet teknike dhe fair play.

UEFA më pas ka zbuluar edhe listën e vëzhguesve që do të zgjedhin më pas lojtarin më të mirë të çdo ndeshjeje: Packie Bonner, Cosmin Contra, Aitor Karanka, Robbie Keane, Roberto Martinez, Gines Melendez, Phil Neville, Willi Ruttensteiner, Gareth Southgate. Vlerësimet e para do të vijnë mbrëmjen e sotme në përfundim të Atletico Madrid-Liverpool dhe Borussia Dortmund-PSG.