Urithi i famshëm “Punxsutawney Phil” parashikon një pranverë të hershme për Amerikën Veriore. Të dielën në Pensilavani urithi doli nga strofulla dhe nuk pa hijen e tij, duke parashikuar kështu një pranverë të hershme. Por saktësia e parashikimit të Philit sigurisht që është e dyshimtë, ai është vetëm një urith. 2 shkurti njihet në Shtetet e Bashkuara si “Dita e Urithit”, kur Phili del nga zgavra në trungun e pemës, që është shtëpia e tij. Sipas legjendës, në se urithi del nga zgavra dhe sheh hijen e tij, në se është një ditë me diell, do të ketë edhe 6 javë të tjera dimër në Amerikën e Veriut. Gjenerata të tëra urithësh nga familja e Philit e kryejnë ritualin e parashikimit të motit që nga viti 1887.
Edhe shtete të tjera amerikane kanë urithët e tyre të parashikimit të motit, për shembull Karolina e Veriut ka Sir Walter Wally-in. Virxhina Perëndimore ka French Creek Freddie dhe Xhorxha ka Gjeneralin Beauregard Lee. Në Kanada urithi më i famshëm që parashikon motin është Wiarton Willie në Otava, shkruan VOA.