Klubi i Romës ka blerë zyrtarisht kartonin e Carlos Perez.
Drejtuesit e skuadrës verdhekuqe kanë derdhur 11 milionë euro në arkat e klubit të Barcelonës, të cilët kishin dhe kartonin e futbollistit.
Sulmuesi spanjoll ishte huazuar nga katalanasit te italianët në merkaton e janarit dhe siç duket i ka bindur drejtuesit e Romës që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij.
Interesante ishte se blerja përfundimtare e Perez kishte një kusht paksa qesharak në kontratën e firmosur mes dy klubeve, që Roma të merrte një pikë në kampionat dhe në sfidën ndaj Lecces, skuadra e Fonsecas mori 3 pikë, kështu që futbollisti i dalë nga kantera katalanase u shndërrua një lojtar i Romës.