Çifti më i ndjekur në botë në rrjetin social Instagram është Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez: 203 milion ndjekës ai dhe 16.5 milion ajo. Mediat rozë kanë spekuluar për vite me këtë marrëdhënie që nisi në një dyqan luksoz veshjesh në Madrid: Georgina ishte punonjësja që i shërbeu futbollistit dhe nga aty lindi shkëndija.
Çifti edhe pse të pamartuar, kanë një fëmijë së bashku të quajtur, Alana Martina. Tabloidi spanjoll “Telecinco” së fundmi ka zbuluar se Georgina merr nga Cristiano Ronaldo çdo muaj një pagesë që ky televizion e ka quajtur të “turpshme”, për shpenzimet e saj dhe për të kujdesur për fëmijët. Sipas raportimeve të “Telecinco”, ajo merr nga futbollisti nga 50,000 në 100,000 euro në muaj.
“Më e rrallë është shifra mujore që Ronaldo i paguan asaj për të qenë partnerja e tij: 100 mijë euro. Kështu që ajo ka qenë në gjendje t’i dhurojë të dashurit të saj një makinë që kushton më shumë se 180 mijë euro. Por me çfarë të ardhurash? Cristiano i dhuron rreth 50 mijë deri 100 mijë euro për shpenzimet e saj dhe kujdesin e fëmijëve”, shkruan televizioni spanjoll.