Juventusi po përpiqet që të hyjë në një projekt ambicioz duke bërë ndryshime të mëdha në skuadër dhe në stol.
Sipas raportimeve të fundit nga tabloidi britanik “The SUN”, presidenti i bardhezinjve, Andrea Agnelli, beson se Guardiola është trajneri ideal për ta ngjitur Juventusin në majë të Europës.
Me “Zonjën e Vjetër” një nga klubet më të pasura në botë, strategu spanjoll ka potencialin të kryejnë disa transferta të bujshme, mes tyre ëndërrohet edhe Leo Messi.
“The SUN” ka publikuar formacionin e mundshëm sezonin e ardhshëm të Juventusit, ku shokuese është që Cristiano Ronaldo do të ketë partner në skuadër me Lionel Messin.
Thomas Meunier (PSG), Sane (Man City) dhe Messi (Barcelona) janë 3 blerjet e “çmendura” që ka ideuar tabloidi britanik në 11-shen e ëndrrave për bardhezinjtë.