Futbollistët e famshëm tërheqin gjithmonë vëmendje kur ata i përgjigjen pyetjes për lojtarët më të mirë, formacionet apo ndonjë futbollistë përkrah të cilit do të donin të luanin. Së fundmi, ëshët Lionel Messi i cili është pyetur se kush do të ishte pesëshja ideali e reparti ofensiv.

Për çudi në të nuk ka futur as veten, dhe as rivalin e tij, Cristiano Ronaldon. Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë në formacionin e tij ka vendosur Eden Hazardin e Real Madridit, ndërsa nga skuadra e tij bën pjesë vetëm Luis Suarez. Kun Aguero, Neymar dhe Kylian Mbappe, janë lojtarët tjerë në formacionin e Messit.